A e kishit menduar ndonjëherë se mënyra sesi ju ecni tregon shumëçka për personalitetin tuaj të vërtetë?
Nëse ecni gjithmonë me nxitim pa hedhur sytë rrotull dhe pa u shqetësuar se mos pengoheni gjatë rrugës, ju jeni një person produktiv, jashtëzakonisht i logjikshëm dhe inteligjent, por prireni të nënvlerësoni njerëzit për shkak të konkurrencës dhe agresivitetit tuaj. Dhe ky është vetëm një nga tiparet që zbulon duke ju referuar mënyrës suaj të të ecurit. Më poshtë, janë disa të tjerë interesantë…
1.Nëse ecni me hapa të mëdhenj, me gjoksin përpara dhe shpatullat mbrapa, kjo vjen për shkak se ju dëshironi njohje dhe keni nevojë për vlerësim. Ndoshta, ju gjithashtu ecni shpejt dhe në një mënyrë të gjallë. Ky lloj personi i do sfidat. Shumë politikanë i përkasin kësaj kategorie.
2.Nëse zakonisht ecni duke lënë që pesha e trupit të bjerë në këmbët tuaja dhe të kërkoni kontakt me sytë me njerëzit që ecin pranë jush, atëherë ju pëlqeni të eci e të bëni rrugën bashkë me persona të tjerë. Ju jeni miqësor dhe i ngrohtë.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...