Kancelarja gjermane Angela Merkel vlerësoi se skandali “Volkswagen” ishte “dramatik” por nuk do të kishte ndikim afatgjatë në lidhje me reputacionin e industrisë gjermane.
Në një intervistë për radion publike “Deutschlandradio”, Merkel theksoi se “Volkswagen” tashmë duhej t’i nënshtrohej një “transparence më se të nevojshme”.
“Sigurisht është një ngjarje dramatike e cila nuk është e mirë”, u shpreh ajo.
“Por besoj se reputacioni i industrisë gjermane, besimi në ekonominë gjermane nuk është provuar që ne të mos konsiderohemi më si një vend i përshtatshëm në fushën e biznesit”.
Ndërtuesi i automjeteve, një prej kampionëve të industrisë gjermane pranoi se ka instaluar në mbi 11 milionë të automjeteve të tij të shitura në mbarë globin, një sërë programesh që zhvlerësonin rezultatet e matjeve të ndotjes. Kjo pajisje zbulonte kur makina i ishte nënshtruar testit të kontrollit duke e vendosur atëherë motorin në komandën ndotje minimale, motori rimerrte më pas komandën e funksionit të zakonshëm operativ 11 herë më shu më ndotës.
Sallahu: Gjykata Administrative nis punën tre muaj pas hyrje...
Vëllaznimi triufmon derbin ndaj GO+ Pejës
Osmani: Është në interes të Kosovës që të rizgjidhem preside...
Safet Kamberi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrov...
Barça fiton Superkupën e Spanjës pasi mposhti Realin në fina...
“Hyri vetëm për ta poshtëruar”, vjen reagimi nga llogaria e ...