Prej disa javësh, në media u përfol se dy aktorët e humorit, Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku, do të vinin në “Tv Klan” me një emision të ri, pas përfundimit të “BE Coffe”.
U mësua se krah tyre do të ishte edhe moderatorja Marina Vjollca, e cila po rikthehet pas dy vitesh mungesë në ekran.
Këto lajme i pohoi producenti Turjan Hysko, i cili deri tani ka konfirmuar emrin e Marinës dhe Olsi Bylykut, mirëpo ende s’dihet se ç’do të bëhet me Bes Kallakun.
I ftuar ditën e sotme në emisionin “Rreze dielli” në “Report Tv”, aktori ka folur për herë të parë për pjesëmarrjen e tij në “Klanifornia Show”.
“Ende nuk e kam vendosur nëse do jem pjesë e Tv Klan, jam në bisedime, por edhe nëse vendos të mos jem më aty, unë do t’ju uroj suksese kolegëve”- është shprehur Besi sipas “Bordo.al”

Kujtojmë se aktori po merret me xhirimet e filmit të tij më të ri i cili do të titullohet “Falco”, film i cili pritet të dalë shumë shpejt në kinema.
UEFA gjobit Fenerbahcen me 10 milionë euro për mashtrim me p...
Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin ...
Presidenti Trump zbarkon në Pekin
Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar ...
Alarm në Kaliforni/ 3 persona në spital pasi konsumuan kërpu...
Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Mbi 61 mijë aplikime ...