
(Foto Nikolla Dimitrov)
“Maqedonia e Veriut pret të merr datë për fillim të negociatave me BE-në në tetor, që t’i bind të rinjtë të mos e braktisin vendin në kërkim të jetës më të mirë në Evropë”.
Këtë e tha ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në një deklaratë për Reuters. Ai thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë të dekurajuara në rrjedhën e mëtejme të reformave, nëse kjo nuk ndodhë, përcjell telegrafi maqedoni.
“Çështjet e mëdha janë zgjidhur. Nëse nuk ka realizim adekuat të kësaj mundësie, ajo do të përçojë kritika tek liderët tjerë të Ballkanit, se nuk ia vlen të investohet kapital politik në sjelljen e vendimeve të vështira dhe reforma”, tha Dimitrov.
Shefi i diplomacisë tha se vendi pret të bëhet anëtar i NATO-s në dhjetor ose fillim të vitit të ardhshëm, pasi protokolli për qasje do të ratifikohet në gjitha shtetet anëtare të Aleancës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...