Presidenti serb Tomislav Nikoliq ka thënë se Serbia vazhdon përpjetët për pengimin e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizatat e Kombeve të Bashkuara.
Nikoliq ka shkuar aq larg sa ka thënë se Serbia e ka ruajtur këtë vend për 11 shekuj dhe çdo gjë në Kosovë, përfshirë edhe territorin nuk mund të jenë kosovare, por vetëm serbe.
“Po bëjmë përpjekje të mëdha që të bindim njerëzit në të gjithë botën me argumentin se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e UNESCO-s, pasi që trashëgimia kulturore dhe historia e Kosovës janë tërësisht të Serbisë. Nëse e kemi ruajtur 11 shekuj, ne serbët do ta ruajmë edhe më tej, sepse gjeografia dhe ajo që gjendet në territorin e Kosovës, nuk mund të jenë kosovare, por vetëm serbe”, ka thënë Nikoliq.
Nikoliq ka thënë se përpjekjet e Serbisë janë në një mënyrë shpesh të padukshme, pasi shprehen aty ku veprojnë forcat qeveritare.
Sipas tij, për ta penguar rrugën e Kosovës drejt organizatave ndërkombëtare Serbia nuk do të ndalë përpjekjet asnjëherë, edhe pse ndonjëherë mund të jetë torturuese.
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...