Më 14 qershor të vitit 1999, një njësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte arritur që të mbraps forcat serbe nga fshati Zjoz i Prizrenit, duke marrë kontrollin në atë pjesë.
Në videon nga arkivi i Associated Press shihet se thuajse i tërë fshati ishte shkatërruar nga artileria serbe, duke lënë prapa një rrëmujë.
Në minutën 0:34 të videos shihet një kufomë e dekompozuar e një banori shqiptar brenda një shtëpie, e mjaftueshme sa për të përjetuar sado pak makthin që kishte mbretëruar në fshat gjatë qëndrimit të paramilitarëve serb në këtë pjesë, transmeton Indeksonline.
“Këtu është kryer një masakër. Askush nuk ka shpëtuar”, dëgjohet të thotë një komandant në video.
“Me ndihmën e NATO-s dhe Bashkësisë Evropiane kemi arritur ta shkatërrojmë artilerinë serbe. Nëse vjen urdhëri prej Shtabit të Përgjithshëm për dorëzimin e armëve, natyrisht këtë do ta bëjmë pa pritesë”, thotë një ushtar i UÇK-së për AP.
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...