Shumë prej neve e njohin dikë që hanë çfarë të dëshiroj dhe përsëri nuk shtojnë peshë fare. Shkencëtarët kanë analizuar trupat e njerëzve që hanë ushqime të ndryshme por janë mbesin të dobët.
Njerëzit që janë natyralisht të hollë mund të jenë në gjendje që të mbajnë peshën e tyre pa shumë përpjekje përshkak se qelizat e yndyrës janë gjenetikisht më efiçiente, thotë studimi.
Shkencëtarët shikuan veprimet e qelizave të yndyrës në grupe të burrave dhe grave që mund të hanin gjithçka që dëshironin pa shtuar peshë. Qelizat e yndyrës nga stomaku i tyre ishin gati sa gjysma e masës normale dhe kishin më shumë energji për të shkatërruar yndyrën se sa te personat tjerë.
Gjetjet i shtohen besimet se njerëzit e hollë kanë disa avantazhe gjenetike kur vjen puna tek mbajtja e peshës së tyre.
Grupi i shkencëtarëve nga Zvicra kanë zbuluar gjetjet e tyre në Ditarin Amerikan të Nutricientëve. Këto janë gjetjet e para lidhur me këtë punë.
“Ne treguam për herë të parë, për njohurinë tonë, se pesha vazhdimisht e vogël e njerëzve është e lidhur me veçoritë në indet e bardha që janë të kudnërta me ato të njerëzve obezë”, thonë ata.
Qelizat e yndyrës ishin 40% më të vogla tek njerëzit që janë nënpeshë se sa tek të tjerët. Kjo ndikon që ata të kenë një metabolizëm më të shpejtë./Gazeta Express/
Hyn në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj deputetëve
Moti sot në vend, temperatura arrin 33 gradë
Shqipëria nën zjarre, në ndihmë do t’i dalin edhe dy helikop...
Policia arreston një qytetar, kamera kap momentin kur qëllim...
Ndihmat humanitare fillojnë të hyjnë në Gaza pas disa muajsh...
Gyokeres më në fund shpjegon historinë mbrapa festimit të ti...