Në deklaratën e saj për Tanjug, ajo theksoi rolin e SHBA në dialogun Kosovë – Serbi, por gjithashtu deklaroi se këto bisedime mbahen nën ombrellën e BE-së.
“SHBA ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në punën tonë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht kur bëhet fjalë për sukses në dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës. BE dhe SHBA ndajnë një interes të fortë të përbashkët për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe të prosperuar dhe ne mezi presim që të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në dhe Matt Palmer si i dërguari special i SHBA-së”, ka thënë ajo.
Ajo theksoi faktin që BE-ja dhe SHBA-ja kanë punuar ngushtë në Ballkanin Perëndimor deri më tani, por gjithashtu kujtoi se shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ishte “plotësisht dhe personalisht” e angazhuar në ndërmjetësimin e dialogut, si dhe në perspektivat e BE-së për “Serbinë, Kosovën dhe tërë Ballkanin Perëndimor”.
“Ne mirëpresim çdo angazhim për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE, qoftë ai që vjen nga vendet anëtare, bashkësia ndërkombëtare, dhe veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”, ka shtuar Kocijançiç.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...