Piloti i agjencisë amerikane NOAA ka arritur të fluturojë përreth uraganit “Dorian”, që konsiderohet se është i kategorisë së pestë.
Në videon e filmuar brenda kabinës së pilotit shihet sesi dukej fluturimi nga “gjuetari i uraganeve” që arriti të depërtojë përmes erërave shumë të forta dhe të futet në hapësirën ku ishte më “qetë”.
Siç raportojnë mediat amerikane ai këtë aksion e ka realizuar me aeroplanin Lockheed WP-3D Orion. E në video shihet se si gjithçka filmohet brenda kabinës së kësaj fluturake.
Pamjet ngjajnë me ato të skenave të filmave fanta-shkencë, kurse piloti është duartrokitur për guximin për t’iu afruar këtij uragani që po konsiderohet si më i rrezikshmi në histori të SHBA-ve, erërat e të cilit lëvizin me shpejtësi prej mbi 200 kilometra në orë. /Telegrafi/
https://twitter.com/NOAA_HurrHunter/status/1168365343103959040
https://twitter.com/NOAASatellites/status/1168180836275040258
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...