Policia norvegjeze njoftoi të dielën se gjashtë persona kanë vdekur pasi një helikopter civilësh u rrëzua në pjesën veriore të Norvegjisë pasditen e së shtunës.
Në mesin e personave që ndodheshin në helikopter ishin gjashtë të rinj norvegjezë në të njëzetat dhe një pilot suedez. Një person që ishte gjetur i gjallë në vendin e aksidentit ka vdekur më vonë në spital.
Ekipet e shpëtimit thanë se helikopteri i tipit Airbus AS350 i takonte kompanisë norvegjeze “Helitrans”. Kjo kompani shkroi në faqen e saj në internet se nuk mund të komentojë për rrethanat e aksidentit.
Shkaku i aksidentit ende nuk është i qartë, por autoritetet norvegjeze e kanë nisur një hetim lidhur me këtë rast.
Një zyrtar i Bordit për Hetimin e Aksidenteve it ha një gazete norvegjeze se disa hetues nga Franca dhe nga kompania “Airbus” pritet të shkojnë në Norvegji të hënën për t’u marrë me hetimin e kësaj tragjedie, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...