Kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e afatit për paraqitjen e koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Sonte në mesnatë do të definohet gjithçka sa i përket koalicioneve të partive në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të jashtëzakonshme, raporton Indeksonline.
Deri tani, zyrtarisht kanë ndodhur dy koalicione, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Partinë Social Demokrate dhe koalicioni tjetër Nisma Socialdemokrate me Aleancën Kosova e Re.
Në bisedime për një koalicion të mundshëm parazgjedhor është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ndonëse dje kishte deklarata se koalicioni LDK-VV do të ndodhë, sot dy partitë opozitare po këmbëngulin te posti i kryeministrit.
LDK kërkon që kryeministre të bëhet Vjosa Osmani ndërsa VV e dëshiron liderin e saj, Albin Kurti në krye të qeverisë.
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...
“Heroi” i penalltive, 14-vjeçari nga Bosnja pritet të shpërb...