Cristiano Ronaldo dukej plotësisht i habitur derisa Eric Cantona ishte duke dhënë një fjalim varetë të çuditshëm gjatë shortit sonte (e enjte) në Monaco për Ligë të Kampionëve.
Ashtu siç mund të shihni në videon më poshtë, francezi flet gjëra koti për më shumë se një minutë para se të përfundojë fjalimin e tij thjeshtë duke thënë se i pëlqen futbolli, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/utdxtra/status/1167109816088743936
Brenda videos ekziston një pjesë ku shihen Lionel Messi dhe Ronaldo, ku të dy shihen plotësisht të humbur me atë që Contona ishte duke folur.
Edhe të pranishmit në audiencë ishin të hutuar për shkak se fjalët e Cantonas nuk përkonin aspak me atë që ishte ndodhur.
“Së shpejti shkenca do të jetë në gjendje të rregulloj gjendjen e qelizave. Së shpejti do të bëhemi të përjetshëm”
“Vetëm aksidentet, krimet, luftërat do na vrasin neve. Por fatkeqësisht, krimet dhe luftërat do të shumëfishohen. Më pëlqen futbolli. Faleminderit”, përfundon Cantona./arbresh.info/
https://twitter.com/btsportfootball/status/1167108949314875392
Konfirmohet viktima e tretë nga Kosova në aksidentin tragjik...
Të shtëna me armë në një bazë ajrore në New Mexico, një vikt...
Vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, ish-i dashuri rrëf...
SHBA-të lëshojnë bomba të fuqishme në bazat raketore të Iran...
Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë
Sot në Pejë vihet gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos, ...