B.GJ është gjetur i vdekur në qendrën e paraburgimit në Pejë, dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Për të ndjerin Shetet e Bashkuara të Amerikës kishin bërë kërkesë për ekstradim.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore te Pejës, Shkodran Nikçi.
“Në qendrën e paraburgimit në Pejë, një i paraburgosur dyshohet se është vetvarur. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obdukim. Viktima ka qenë nën masën e paraburgimit, lidhur me kërkesën për ekstradim në SHBA”, tha Nikçi.
Ndryshe, para pak ditësh në SHBA është ekstraduar Imer Shahini nën dyshimet për mashtrim me miliona. Shahini është vëllai i gruas së nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajt.
Sinjali do të ju mbajë të informuar për B.Gj dhe dosjen e tij se për çka e kishte kërkuar SHBA.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër