Bundestagu Gjerman ka ”zbarkuar” në Tiranë për zgjidhjen e krizës politike. Katja Leikert, nënkryetare e grupit parlamentar CDU-CSU në Bundenstagun gjerman, takimin e parë e pati me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Kurse këtë të martë ajo u takua me kreun e PD-së, Lulzim Basha. ”Zgjidhja e kësaj krize kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ku qytetarët shqiptarë të kenë mundësi ta thonë fjalën e tyre me një votë të lirë dhe të pandikuar nga krimi i organizuar. Çka do të thotë një qeveri tranzitore pa Edi Ramën dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale”,-tha Basha. Kreu i PD-së ka pranuar qartësisht dhe prerë, ftesën e Presidentit Ilir Meta, për zgjedhje më 13 tetor.
”Data 13 tetor është data kushtetuese për zgjedhjet vendore e dekretuar nga Presidenti i Republikës. 13 tetori është një tjetër tregues i kapjes së të gjitha institucioneve të lira dhe i paligjshmërisë në të cilën është zhytur i ashtu quajturi Komision Qëndron i Zgjedhjeve dhe institucionet e tjera që e kishin për detyrë kushtetuese të nisnin procesin zgjedhor vendor me 13 tetor”. Nga ana tjetër, Leikert u takua edhe me kryeministrin Edi Rama. Për negocimin e krizës nuk kanë munguar tentativat e OSBE në Vienë por pa rezultat.
Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë
Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-se...
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...