Moti i lig ka përfshirë sonte rajonin e Dukagjinit.
Në Gjakovë, Klinë dhe Istog, në orët e pasdites ka pasur reshje të shumta shiu të shoqëruara me bubullima.
Në disa video të cilat kanë publikuar disa qytetarë, shihet se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut të ketë pasur edhe disa vërshime.
Ndërsa në komunën e Istogut, raportohet të ketë pasur edhe erë të fuqishme, e cila ka shkaktuar disa dëme, transmeton Telegrafi.

Edhe gjatë natës së kaluar në Istog edhe Pejë ka pasur rrebesh shiu.
Kujtojmë se sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë kësaj jave temperaturat priten të bien paksa në tërë Kosovën, ndërsa në zona të caktuara gjatë fillimit të javës është paralajmëruar për reshje shiu.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...