Ekipi i xhudos sot do të nis misionin për medalje në kampionatin botëror, që mbahet në Tokio të Japonisë.
Ekipi ynë përfaqësohet me pesë bursistët Olimpikë, që me sukses po e ndjekin normën Olimpike Tokio 2020: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova.
Nesër garon Distria (-48 kg), të hënën Majlinda (-52 kg), të martën Nora (-57 kg) e Akili (-73 kg), ndërsa të premten Loriana (-78 kg). G
Garat e nesërme fillojnë në ora 04 pas mesnatës (e diel), me kohën tonë lokale, ndërsa të hënën fillojnë në ora 03:00 pas mesnatës. Blloku final zhvillohet prej orës 12:00 me kohën tonë lokale.
Sot është hedhur shorti dhe gjithë ekipi ynë ka kaluar raundin e parë pa luftë.
Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...