
Beograd, 23. juna 2018. - Predsednik Republike Srbije Aleksandar Vucic primio je clanove Akademskog ansambla pesama i igara ruske armije "Aleksandrov". FOTO TANJUG/ DIMITRIJE GOLL/ bg *** Local Caption ***
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për vizitën e tij të fundit në SHBA, tha sot se nuk mund të interpretojë apo të flasë për rëndësinë e vizitave të tij, “por çdo bisedë me përfaqësuesit e fuqisë kryesore në botë është shumë e rëndësishme, veçanërisht kur bëhet fjalë për gjëra që nuk kemi dakord”.
“Këto nuk janë gjëra të lehta as të thjeshta për ne, do të ketë probleme”, tha Vuçiq, i cili ka pasur një numër takimesh në SHBA lidhur me çështjen e Kosovës.
“Ne do të luftojmë në kushte të vështira, nuk do të jetë e lehtë. Do të shohim se si do të duket krejt kjo. Sigurisht nuk presim ditë të lehta, as një vjeshtë të lehtë dhe as një dimër të thjeshtë për ne”, tha Presidenti serb për TV ‘Pink’, përcjell Telegrafi.
Ai tha se nuk ishte hera e parë që Serbia është në një situatë të tillë, por se ai do të vazhdojë të luftojë për Serbinë, për popullin serb në Kosovë, për interesa kombëtare dhe shtetërore.
“Dhe, të presim që të rrjedh mjalti e qumështi , t’ju them që kam bërë punë fantastike, duke ndryshuar mendjen e tyre … Ne jemi shumë të vegjël për të ndryshuar mendjen e të mëdhenjve”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se, për fat të keq, ndonjëherë ndjehet i vetmuar, sepse të gjithë të tjerët i lajnë duart, megjithëse ishin shumë të përfshirë në krijimin e problemit.
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro
Modriç: Milani ishte ëndrra ime e fëmijërisë
Shtyhet për 22 dhjetor seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen ...
Një person vdes në aksidentin mes një veture dhe kamioni në ...