Simboli i përshëndetjes me dorë e shoqëron mbretëreshën Elizabeth II prej dekadash, por nëse monarkes britanike 92-vjeçare i lodhet dora, s’ka pse e braktis detyrën.
Ajo përdor një pajisje me mekanizmin e tundjes së dorës.
Sipas People, Princeshë Ana, e bija e mbretëreshës, i ka rrëfyer shkrimtarit Robert Hardman për librin e tij “Queen of the World” se një grup studentësh australianë i dhuruan dikur monarkes në shenjë shakaje, një dorë të rreme që lëkundej, transmeton “Living”.
“Ata i dhuruan asaj një dorezë brenda së cilës ndodhej një levë druri dhe nëse tërhiqje fundin e levës, dora lëkundej”, është shprehur Princeshë Ana duke shtuar gjithashtu se Madhëria e saj ishte e emocionuar nga kjo dhuratë.
Princeshë Ana nuk ka zbuluar nëse Mbretëresha e ka përdorur këtë instrument më parë, por nuk është e vështië për t’u kuptuar. Këshilluesja e familjes mbretërore Victoria Arbiter është shprehur për ABC Neës në vitin 2012 se ekziston një mënyrë shumë e veçantë me të cilën Mbretëresha përshëndet.
“Një dorë vertikale me një tundje të lehtë të kyçit, një lëvizje e stilit të lartë që bie në sy, por pa treguar shumë entuziazëm”, është shprehur Arbiter.
Sidoqoftë, Princeshë Ana e ka edhe zgjidhjen për t’u përballur me një dorë të lodhur. Ajo shmang lëvizje si trokitja e duarve.
“Duke qenë se nuk mund të rrokësh duart me çdokënd, mos fillo fare”, argumenton ajo. Një person i familjes që duket se nuk e shqetësojnë pasojat e të qenit anëtar i familjes mbretërore, është Princesha Charlotte.
Në ceremoninë e 92-vjetorit të ditëlindjes së Mbretëreshës, e bija e William dhe Kate u pa duke imituar përshëndetjen me dorë të Madhërisë së saj.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...