Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë.
Hoxhaj, përmes një shkrimi i rrjetin social Twitter, ka thënë se e mirëpret deklaratën e Sekretarit Pompeo lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
“E mirëpres deklaratën e Sekretarit Pompeo për dialogun Kosovë-Serbi. Marrëveshja për normalizimin përfundimtar duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë si mjeti i vetëm për të dy vendet për të prosperuar dhe përshpejtuar rrugën e tyre të integrimit BE.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...