Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit L.D, i cili dyshohet se me 14 gusht rrahu 5 vjeçaren nga komuniteti egjiptian.
Ky vendim u morr pasi Gjykata Themelore e Pejës – Dega në Istog, aprovoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.D, për shkak të dyshimit të bazuar se:
Më datë 14.08.2019, në Istog, me qëllim i kishte shkaktuar lëndim të lehtë trupor viktimës së gjinisë femërore, e moshës pesë (5) vjeçare që i përket komunitetit egjiptian, në atë mënyrë që pasi që e dëmtuara i kërkon lëmoshë, i pandehuri atë e godet duke e rrëzuar përtokë e duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe largohet nga vendi i ngjarjes.
Me këto veprime i pandehuri dyshohet se kishte kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.3 nënpar.3.1 lidhur me par.1 të KPRK-së.
Të pandehurit L.D i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Manipulimi i votave në Prizren, një muaj paraburgim ndaj 23 ...
Rama ‘shpërthen’ ndaj protestës së opozitës: Jashtëderdhja n...
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen n...
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...