Jim Carrey njihet si një prej komikëve më të madh që është shfaqur në ekran, por nuk e ka pasur gjithmonë të lehtë jetën.
Kur ka qenë i ri, babai i tij ka humbur punën dhe, si rezultat i kësaj, e tërë familja është dashur të jetojnë në një furgon të vogël.
Pavarësisht kësaj, Carrey gjithmonë ka besuar në ligjin e tërheqjes.
Nëse e pyetni atë, Jim Carrey do të insistojë se jeta e tij është dëshmi që universi na i dëgjon dëshirat.
Por, çdo histori ai e tregon duke na rikujtuar se duhet të përkushtohemi dhe të punojmë shumë për t’i realizuar dëshirat që i kemi.
Prandaj, më poshtë ju sjellim disa prej thënieve të tija më inspiruese që do t’jua ndryshojnë pikëpamjen mbi jetën dhe do t’ju ndihmojnë ta vazhdoni rrugën drejt suksesit.
– “Jeta gjithmonë hapë mundësi për ju, dhe ose duhet t’i shfrytëzoni ato ose të frikësoheni për t’ i shfrytëzuar”
– “Më mirë të rrezikoni të vdisni nga uria sesa të hiqni dorë. Nëse hiqni dorë nga ëndrrat tuaja, çfarë ju ka mbetur?”
– “Fokusi im është ta harroj dhimbjen e jetës. Ta harroj dhimbjen, të bëjë shaka me të, ta zvogëlojë atë. Dhe të qesh!”
– “Mendoj se çdo njeri duhet të bëhet i pasur dhe i famshëm dhe të arrijë çdo gjë që ka dëshiruar në mënyrë që ta sheh se kjo nuk është përgjigja”
– “Dëshpërimi është përbërësi i domosdoshëm për të mësuar çfarëdo, ose për të krijuar çfarëdo. Pikë. Nëse nuk jeni të dëshpëruar ndonjëherë, ju nuk jeni interesantë”
-“Jam duke e bërë një zgjedhje për t’i parë sfidat si fitimprurëse në mënyrë që të ballafaqohem me to në mënyrën më produktive të mundshme”. /Telegrafi/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...