Rikthimi i Maurizio Sarrit te Juventusi në Serie A mund të shtyhet për shkak se ish trajneri i Chelseas është diagnostikuar me pneumoni.
60-vjeçari mungoi në miqësoren e Juventusit ndaj Triestinas të shtunën si pasojë e disa simptomave të një gripi, transmeton portali arbresh.info. Ai u rikthye në kampin stërvitor të hënën por nuk ishte në gjendje të marrë pjesë në seancë për shkak të sëmundjes dhe ekzaminimet e tjera mjekësore kanë vendosur se Sarri vuan nga pneumonia.
“Maurizio Sarri, pas pushimit gjatë vikendit, ishte sot në JTC Continassa (kampi stërvitor i klubit) ku koordinoi punën me stafin e tij”, shkruan klubi në një deklaratë.
“Fatkeqësisht, ai nuk mund të kryente stërvitjet për shkak të gripit, të cilin e ka qenë i pranishëm tek ai edhe gjatë vikendit. Pasditen e kaluar, ai i është nënshtruar testeve të tjera që kanë konfirmuar se ka pneumoni, për të cilën i është përshkruar terapia”
“Trajneri ka autorizuar klubin për të komunikuar gjendjen e tij shëndetësore”
Sarri, i cili thuhet se pinë 60 cigare brenda ditës, ka marrë regjimin te Juventusi pas një sezoni te Chelsea ku përfundoi në vendin e tretë në Premierë Ligë./arbresh.info/
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë