Prokurorja speciale Fatime Fetai, sot para fillimit të seancës për rastin “Titanik 3”, u pyet nga gazetarët për rolin e Katica Janevës në rastin “Haraçi”, por tha se nuk dëshiron të ndërhyjë.
“Procedurën për rastin ‘Haraçi’, e udhëheq prokurori tjetër që është kompetente dhe nuk dua të përzihem”.
“Ne si prokurori vazhdojmë me punën tonë. Sot jemi në gjykim për rastin ‘Titanik 3′”, tha shkurt Fatime Fetai.
Më herët Fatime Fetai deklaroi se gjatë daljes nga zyrat e PSP-së është kontrolluar nga zyrtarët policorë me urdhër të Katica Janevës, ndërsa më vonë kjo e fundit i mohoi këto informacione.
Pas publikimit të aferës “Haraçi” në PSP ka kundërthënie dhe mospajtime për çështje të ndryshme./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...