Mendonte se ishte e sëmurë, por në fakt nuk e dinte që do të sillte në jetë fëmijë të tjerë. Ky është rasti i një gruaje në Dakota të Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dannette Giltz, e cila kohët e fundit ka lindur trinjakë, thotë se nuk e dinte që ishte shtatzënë deri në momentin kur shkoi në spital për t’u vizituar. Ajo mendonte se kishte gurë në veshka, nga e cila kishte vuajtur edhe më parë.
Pasi shkoi në spital, mjekët i thanë se ishte 34 javëshe shtatzënë dhe do të sillte në jetë trenjakë.
Dannette lindi më 10 Gusht tre fëmijët, secili 1.8 kilogramë. Emrat e tyre janë Blaze, Gypsy dhe Nikki. Gruaja është nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë.
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”