Super tankeri iranian do të nisë sërish lundrimin pasi kaloi gjashtë javë i ndaluar në Gjibraltar, bën të ditur qeveria në territorin britanik.
“Ne mund të konfirmojmë që tankeri ynë ka lënë Gjibraltarin dhe është nisur për në ujërat ndërkombëtare pas 45 ditëve”, tha Hamid Baeidinejad, ambasadori i Teheranit në Londër, transmeton portali arbresh.info.
Zyrtarët e Gjibraltarit ia refuzuan kërkesën SHBA-ve për të sekuestruar anijen me urdhër, duke thënë se sanksionet e SHBA-së kundër Iranit nuk zbatoheshin në BE.
Anija po transporton 2.1 milion fuçi të naftës së papërpunuar iraniane. Marinsat Mbretërorë Britanikë kapën anijen në fillim të korrikut me dyshimin se po dërgonte ngarkesën në Siri në shkelje të sanksioneve të BE-së./arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?