Nënshkrimin e peticionit nuk po e kërkojnë vetëm nëpër rrugë, aktivistë të Vetëvendosjes pasditen e së enjtes, u panë në oborrin e shkollës fillore Dardania në Prishtinë, duke kërkuar firmat e kundërshtarëve të Zajednicës.
E ky aktivitet nuk u kishte pëlqyer prindërve që po prisnin fëmijët e tyre për ta përfunduar mësimin.
Vetëvendosje ndërkaq mohoi se po zhvillohen aktivitete në shkolla nga aktivistët e saj.
Zyra për informim e Lëvizjes Vetëvendose tha për Klan Kosovën përmes telefonit se të martën ata po mblidheshin në afërsi të shkollës për takim të rregullt dhe me të parë disa prindër duke pritur, aktivistët kërkuan nënshkrimin e tyre.
Ndërsa Komuna e Prishtinës nuk dha ndonjë përgjigje në rast se Vetëvendosje ka bërë shkelje kur ju afrua shkollave.
Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por për...
“Mos ndalo”, Rama ndan mesazhin e qytetarit vlonjat për proj...
Hamza thërret konferencë për media
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...