Kuvendi është një institucion i rëndësishëm, që të funksionojë për të mirën e shtetit. Për këtë duhet punë e mundimshme dhe kompromis, gjë që jo gjithmonë është e lehtë, ka deklaruar zëdhënësi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Drewry, rreth situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, që nga fillimi i sesionit vjeshtor.
Për tri seanca radhazi, opozita ka pamundësuar vazhdimin e rregullt për shqyrtimet e përcaktuara në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit.
Sipas Drewryt, opozita nuk e ka përmbushur synimin e vet legjislativ. Por kjo, sipas tij, nuk do të thotë se nuk ka pasur debat kuptimplotë.
“Ata që nuk e pëlqejnë politikën e koalicionit qeverisës duhet të punojnë që t’ia shpjegojnë qëndrimet e tyre elektoratit dhe të marrin shumicën e votave në zgjedhjet e vitit 2018. Atëherë do të ishin në pozitë të përcaktojnë vetë agjendën”, ka thënë ai.
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...