Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, nuk do të dekretojë përsëritjen e zgjedhjeve për Bashkinë e Shkodrës pas dorëheqjes së Pjetrit që erdhi me zbulimin e një vendimi të drejtësisë italiane në vitin 2003, ku ishte dënuar me gjobë dhe dëbim nga shteti fqinj, për trafik droge.
Meta u shpreh nga Kosova se detyrën do ta mbajë Voltana Ademi, kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, dhe se zgjedhjet jo vetëm për kryeqendrën e Veriut, por në të gjithë Shqipërinë, do të mbahen më 13 tetor.
“Zgjedhjet e 13 tetorit janë të vetmet zgjedhje të ligjshme përpara, përfshirë këtu edhe Shkodrën. Deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari që është në detyrë, pra Voltana Ademi.”, tha Meta.
“Rasti i Pjetrit tregoi që duhet hetim i thelluar mbi funksionimin e institucioneve shtetërore. Problemi është kapja e institucioneve që nuk kanë verifikuar shkeljen e ligjit”, tha më tej Meta.
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën