Presidenti Ilir Meta, ka folur në lidhje me krizën politike në vend, duke u shprehur se situata politike mund të kalohet përmes zgjedhjeve të 13 tetorit.
Meta tha se mazhoranca është treguar arrogante dhe jo bashkëpunuese, ndërsa opozita kërkon plotësimin e dëshirave të cilat, sipas tij, dalin jashtë realitetit.
“I vetmi institucion që në Shqipëri ka punuar në mënyrë të qartë për zgjidhjen e krizës për fat të keq është vetëm institucioni i Presidentit të Republikës. Më vjen shumë keq, si për maxhorancën, e cila me kokëfortësinë dhe arrogancën e saj në vend të tregonte përgjegjësi ka bërë të kundërtën. Ashtu sikurse opozita, me listën e dëshirave të pafundme, që shpesh dalin jashtë realitetit, e ka bërë të pamundur përfshirjen në institucione”, u shpreh Meta.
Presidenti, gjatë një interviste për “A2” ka folur dhe për qëndrimin e ndërkombëtareve në Shqipëri, ku thekson se disa prej të cilëve nuk kanë ndihmuar Shqipërinë në realizimin e objektivave të saj.
“Por nuk mund të mos them se edhe një pjesë e faktorit ndërkombëtar janë sjellë në mënyrë tepër të njëanshme, tepër helmuese, duke mos dhënë asnjë kontribut që Shqipëria të përmbushë detyrimet që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE dhe që duhet ta ndihmojnë Shqipërinë të çelë negociatat me BE. Për fat të keq, Presidenti, edhe pse është ndjerë i vetëm, ka qenë i qartë dhe i vendosur për t’ia kursyer Shqipërisë një shëmti si farsa e 30 qershorit, që mund të jetë edhe një burim sanksionesh nga organizatat ekzistuese ku Shqipëria bën pjesë”- tha Presidenti./Opinion.al/
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën