Thaçi: “HardhFest” ka tërhequr vëmendje botërore

15:43 | 16 Gusht 2019
A Z

Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në hapjen e Festivalit “Hardh Fest” në Rahovec.

 Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në hapjen e Festivalit “Hardh Fest” në Rahovec.

Ai ka thënë se kultivimi i hardhisë në këtë pjesë të Kosovës është edhe dëshmi e orientimit europian, i cili është i rrënjosur thellë në vlerat e lashta perëndimore.

“’Hardh Fest’ ka arritur të ndërkombëtarizohet, të sjellë emra të njohur të artit ndërkombëtar në Rahovec, të organizojë aktivitete shumë atraktive, që kanë tërhequr vëmendje edhe botërore. Urime të gjithë vreshtarëve festa e vjeljes së rrushit”.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/2911905032213170

Shpërndaje në rrjete sociale