Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot në konferencë për shtyp ka akuzuar sërish pushtetin për përfshirje në aferën “Haraçi”.
Mickoski konferencën e nisi duke thënë se çdo shtet ka mafian e vet, ndërsa në Maqedonia mafia ka shtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Institucionet dhe kryeministri Zaev nuk mund ta zgjidhin këtë krim, për shkak se edhe vet janë të përfshirë në të. Njerëzit që janë të përfshire në rastin Reket janë njerëz të afërt të Zaevit. Këtu është e përfshirë edhe Prokurorja Speciale, Katica Janeva. Fjalët e saj që dëgjohen në incizim janë “mos u shqetëso, krejt do jetë në rregull”, tha Mickoski.
I pyetur nëse do ta mbështesin Katica Janevën që të jetë pjesë e Prokurorisë së re, ai tha se nuk do ta bëjnë këtë gjë, duke shtuar se për të nuk do të ketë vend.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...