Mediet pranë Barcelonës njoftuan që të dielën e kaluar se Leo Messi nuk do të kishte mundësi për të qenë në fushë kundër Athletic Bilbaos në “San Mames”, për ndeshjen e parë të kampionatit.
Ka qenë vetë trajnerë i “blaugranave”, Ernesto Valverde, që e konfirmoi lajmin pasditen e sotme.Argjentinasi ka pësuar një dëmtim të shkallës së parë në pulpën e këmbës së djathtë në seancën e parë parasezonale më 5 gusht.
Messi nuk doli në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit këtë të enjte e për rrjedhojë nuk do të jetë i grumbulluar për sfidën me Bilbaon.Valverde nuk ka patur në dispozicion edhe portierin Neto, por ka grumbulluar 4 futbollistë nga Barcelona B: portierin Iñaki Peña, Riqui Puig, Carles Pérez dhe Abel Ruiz.
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...
“Heroi” i penalltive, 14-vjeçari nga Bosnja pritet të shpërb...