Manchester United raportohet t’iu ketë refuzuar një ofertë prej 90 milionë euro për qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, në fazat e fundit të merkatos së transferimeve në Angli.
“Djajtë e Kuq” janë përfolur shumë për transferimin e Koulibalyt para se të bien dakord për të nënshkruar me Harry Maguire nga Leicester City para fillimit të sezonit 2019/20, transmeton portali arbresh.info.
Në fakt, gjiganti anglez theu rekord botëror për shkak se paguan një tarifë prej 80 milionë funtave për një mbrojtës.
Bazuar në Corriere dello Sport, Untied në të vërtetë kishte shtruar një ofertë prej 90 milionë euro për Koulibalyn para se të mbyllej merkato e transferimeve. Megjithatë, Napoli bëri të qartë se ata nuk dëshirojnë të shesin lojtarin në atë çmim.
28-vjeçari ka bërë mbi 200 paraqitje te klubi italian qysh pas transferimit në vitin 2014 nga Genku.
Real Madridi dhe Barcelona kanë shfaqur gjithashtu interesim për mbrojtësin, i cili mund të largohet nga Napoli për kalim në La Liga para se të mbyllet merkato e transferimeve spanjolle më 2 shtator./arbresh.info/
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga