Departamenti i Arsimit dhe Shkencës në LR-PDSH mbajti sot një konferencë për media përmes së cilës ka dënuar gjithë fenomenet devijuese që ndodhin në shkollat ku shumica e nxënësve janë shqiptar.
“Sikur të mos mjaftonte sjellja arrogante dhe e papërgjegjshme e drejtoreshës së kësaj shkolle, e cila me sjellje të pa tolerueshme për një pedagog komunikon me gazetarët, me prindërit e nxënësve, me mësimdhënësit shqiptar, sikur të mos mjaftonte paaftësia e ministrit të Arsimit ta shkarkojë këtë drejtoreshë për thyerjet e ligjeve dhe kodeve, ditëve të fundit kjo shkollë u shndërrua në arenë të provave për frikësim dhe krijim të panikut përmes metodave të ish sistemeve komuniste. Nxënësit dhe profesorët e kësaj shkolle u helmuan nga kryerës të panjohur, ndërsa organet kompetente si gjithnjë kur bëhet fjalë për viktima të etnisë shqiptare nuk kanë epilog”, thonë nga LR-PDSH-ja.
LR-PDSH-ja kërkon që menjëherë të zbulohen autorët e rastit dhe të nxirren para drejtësisë.
“Organeve të hetuesisë u kërkojmë që ti zbulojnë dhe ti nxjerrin para drejtësisë kryerësit e kësaj vepre që rrezikon jetë fëmijësh, ndërsa ministrit të arsimit i themi që së paku njëherë ta fitojë bukën me “hallall” dhe të ndërmerr masa për të vendosur një drejtori e cila jo vetëm që do ta reflektojë përbërjen etnike në këtë shkollë, por edhe që do të dijë të sillet dhe të udhëheq pa paragjykime etnike”, thonë nga LR-PDSH-ja.
Trajneri i përkohshëm Arbeloa, nuk po i bind ende yjet e Rea...
Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në UP pranohet në K...
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve
Njolla të kuqe në dhomë- Pamje tronditëse nga hoteli ku grua...
BQK pret misionin e FMN-së për vlerësimin e zhvillimeve ekon...
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë