Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sërish një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ka bërë një pasqyrim të situatës në Shqipëri e Ballkan.
Ai bëri thirrje për njohjen e Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë njohur, duke e përmendur aty edhe rivalin kryesor të këtij mendimi, Serbinë.
“Ballkani ka hyrë në një proces paqeje dhe iu bëjmë thirrje atyre vendeve që s’e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë. Njohja e Kosovës do të jetë mirë edhe për vetë Serbinë”, ka thënë Rama.
Edi Rama këtë fjalim e përshkroi në llogarinë e tij në Facebook dhe Twitter me fjalët:
https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523.1073742154.138734771522/10153246065726523/?type=3&permPage=1
Rama ka përmendur se në kë drejtim ishte fokusuar edhe vizita e tij vitin e kaluar në Beograd.
“Duhet të mësojmë nga e kaluara dhe ta lëmë pas krahëve, pavarësisht ngjyrës, besimit apo racës. Le të bëhemi bashkë për të nisur procesin e zhvillimit, duke vënë në plan të parë të ardhmen e fëmijëve tanë”, është shprehur kryeministri.
Kryeministri shqiptar nuk la pa përmendur edhe bashkjetesën dhe harmoninë fetare tek shqiptarët, duke thënë se janë shumë krenar për këtë
SHBA-ja njofton për sulme “në shkallë të gjerë” kundër IS-it...
“Sllovakia favorit, por synojmë suksesin historik”, Vedat Mu...
Mashtrim përmes mesazhit në Prishtinë, qytetares i vidhen mi...
Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në ...
Moti i keq në Shqipëri, Rama: Ekipet e angazhuara në terren
48 aksidente trafiku e mbi 1300 gjoba të shqiptuara gjatë nj...