Tre liderët opozitarë, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën, janë duke mbajtur një takim të përbashkët në Prishtinë.
Burime të Klan Kosovës njoftojnë se treshja e bllokut opozitar janë mbledhur në këtë takim të radhës për ta bërë koordinimin e hapave të mëtutjeshëm që pritet t’i ndërmarrin në ditët e ardhme.
Opozitarët kosovarë të përbashkëta i kanë pasur veprimet politike tash e sa kohë, duke bllokuar seancat e Parlamentit të Kosovës dhe organizmin e përbashkët të peticionit kundër Demarkacionit me Malin e Zi dhe marrëveshjet e fundit të arritura nga Qeveria e Kosovës me atë të Serbisë në Bruksel.
Moti sot në Kosovë
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin