Angel Correa është shënjestër kryesore për transferim këtë merkato e AC Milan dhe “Rossonerët” kanë qenë në negociata me zyrtarët e Atletico Madrid për nënshkrimin me argjentinasin që disa javë deri tani.
Në fillim të ditës së sotme (e martë), raporte të ndryshme nga Spanja pretendonin se marrëveshje është në prag të finalizimit dhe tani një konfirmim sapo ka arritur nga Argjentina, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në gazetarin argjentinas Cristian Camino, palët kanë rënë dakord rreth tarifës së transferimit – një shifër që është 55 milionë euro.
Agjenti i sulmuesit është nisur për në Evropë në mënyrë për të finalizuar operimin.
Ky përforcim nga AC Milani vjen vetëm tri ditë pas miqësores historike në “Fadil Vokrri” të fituar 0 me 2 ndaj FC Feronikelit./arbresh.info/
https://twitter.com/caminocristiann/status/1161295151144345601
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...
Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërk...