Vladimir Putin do të takohet me presidentin e Francës, François Hollande në Paris. Ky është takimi i parë me një lider perendimor që pas nisjes së sulmeve mbi Siri të ushtrisë ruse.
Takimi gjithashtu vjen pas kritikave se Rusia po sulmon forcat opozitare dhe rebelët në Siri dhe jo militantët e ISIS.
Aleatët e koalicionit të udhëhequr nga SHBA në luftën kundër ISIS në një deklaratë të përbashkët theksonin se veprimet e Rusisë mund të ushqejnë ekstremizmin dhe radikalizimin.
Por, Rusia nga ana tjetër ka insistuar se po bombardon vetëm ISIS dhe grupe të tjera “terroriste”.
Putin ndodhet në Paris për të marrë pjesë në samitin e paqes për konfliktin në Ukrainë. Ndërhyrja në Siri ishte e papritur dhe duket se kjo çështje do të dominojë samitin.
Rusia vret 12 xhihadistë
Të paktën 12 fanatiksa të ISIS janë vrarë nga sulmet e para ajërore të Rusisë. Ministria e Mbrojtjes ruse thotë se ka sulmuar një kamp stërvitor të ISIS në Raqqa.
Sulmet kanë sjellë reagimin e militantëve të ISIS të cilët kanë postuar foto ku bëhet thirrje për vdekjen e Putinit dhe gjithashtu paralajmërojnë Kremlinin për kundërpërgjigje.
Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga...
Arteta nuk e ka të sigurt rinovimin e kontratës te Arsenali
Operacion i madh policor në Itali, kapen 1.4 ton drogë – afr...
Policia në Ferizaj ndëshkon dy kamionë me targa të huaja për...
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit
Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prok...