Përleshje të reja kanë shpërthyer mes policisë izraelite dhe besimtarëve palestinezë në vendin e shenjtë të Jerusalemit Lindor.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se të paktën 14 palestinezë u plagosën ndërsa policia izraelite sulmoi kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa, transmeton portali arbresh.info
Kompleksi i Xhamisë Al-Aksa, i njohur për popullin hebre si Mali i Tempullit, është i shenjtë si për myslimanët ashtu edhe për hebrenjtë.
Përmes një deklaratë, policia izraelite ka theksuar se besimtarët palestinezë po hidhnin gurë, karrige dhe sende tjera drejt tyre.
Përleshja ka ndodhur gjatë festës së Kurban Bajramit, ku mijëra besimtarë palestinezë po kryenin lutjet e tyre në kompleksin e xhamisë.
Këtë vit, festa islame përkon me festën hebraike të Tisha B’Av, e cila sheh një numër të shtuar të vizitorëve izraelitë në sitin e shenjtë në Jerusalem.
Kompleksi i xhamisë Al-Asqa është një vendet më të paqëndrueshme në rajon./arbresh.info/
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran