Limaj ka thënë se ne këtë festë, e cila simbolizon sakrificën, solidaritetin uron që në çdo familje të mbretërojë paqja, harmonia dhe uniteti.
Kreu i Nismës ka kujtuar të gjithë ata që kanë rënë për lirinë e Kosovës, në këtë ditë e cila njihet si ditë e sakrificës.
Urimi i plotë i Limajt:
Në vigjilje të Festës së Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve të besimit mysliman, në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate ua uroj festën e Kurban Bajramit. Në këtë festë, e cila simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe mirësinë, uroj që në familjet tuaja të mbretërojë paqja, harmonia dhe uniteti. Në këtë ditë të sakrificës, kujtojmë gjithë ata burra e gra, djem dhe vajza që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Me fat Kurban Bajrami! FL
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin