Barcelona ka shtruar një ofertë zyrtare për superyllin brazilian – Neymar.
Por, Paris Saint Germaini e ka refuzuar këtë duke e përshkruar si të “papranueshme” – të paktën kështu pretendon gazetari i njohur Ducan Castles, transmeton portali arbresh.info.
“Ne e dimë se preferenca e Neymarit, të paktën preferencën që ai e ka shprehur te Barcelona, është kthimi te klubi i tij dhe te ish bashkëlojtarët – më së shumti për Lionel Messin”, ka zbuluar Castles.
“Barcelona i ka ofruar diçka Paris St-Germainit që është e papranueshme për ata për shkak se nuk duan të tejkalojnë shifrën prej 70 milionë euro apo të shtojnë lojtar me shpresën për të zvogëluar faturën e pagave dhe mbështetur tarifën financiarisht”
Neymar u largua nga klubi katalunas dy vite më parë duke finalizuar transferimin rekord prej 222 milionë euro në Parc des Princes./arbresh.info/
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
Kokainë brenda “lëkurës së gjedhëve” me vlerë 3.6 milionë eu...
Dëmtohet Kurani në Gjakovë – policia nis hetimet
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...
IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet u...