Ministri në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një shkrim në Facebook ka reaguar ndaj thirrjes së Albin Kurtit për një koalicion të gjerë të partive opozitare.
Kurti kishte thënë se opozita do të jetë Qeveria e ardhshme e Kosovës, duke aluduar në një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’së.
Gjithsesi, Tahiri ka thënë se një koalicion i tillë do të ishte koalicion i panikut, dhe se Kurti po i frikësohet zgjedhjeve.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
Para dy orësh, ra kambana e panikut. Albin Kurti dhe partia e tij e thyer kanë frikë nga zgjedhjet e veçmas nga ajo që i pret pas tyre. Këtë e konfirmoi zyrtarisht në Facebook, “lideri shpirtëror” i Vetëvendosjes së cunguar, duke bërë thirrje për një koalicion të gjerë parazgjedhor. Tashmë kur e ka të qartë se dëshpërimi që i pret pas zgjedhjeve është i pa kapërdishëm, përballë një PDK-je të fuqishme, është hedhur në aventurë për koalicione. Aventurë alla Don Kishot, me beteja, e pa beteja, me ankth e me festa, me iluzione e pa to, duke marrë vullnetin e popullit në duart e veta për të caktuar edhe numrin e deputetëve që populli medoemos duhet t’ia “prodhojë”. Pas zgjedhjeve, Albini dhe partia e tij e thyer, do përballen me disfatën e radhës, disfatën që do t’i peshojë aq sa vlejnë e jo aq sa mund të kamuflojnë. Qytetarët e Kosovës dhe nga sot zyrtarisht edhe ata individë që mund të kenë pasur dilemë, tashmë e kanë të qartë se pushteti nuk është aventurë që t’iu shërbehet atyre që s’besojnë as vetë se janë të denjë për të.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit