Asnjë ofertë deri tani nuk është shtruar për mbrojtësin Shkodran Mustafi.
27-vjeçari fatkeqësisht është i njohur për numrin e madh të gabimeve, përfshirë atë së fundmi në golin nga Luis Suarez në minutën e 90′ kundër Barcelonës gjatë vikendit, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë fundjavës së kaluar, disa thashetheme pretendonin se Mustafi mund të largohet nga klubi në “Emirates”.
L’Equipe raportonte që Monaco ishte duke menduar për të shtruar ofertë 30 milionëshe.
Por, gazetari David Ornestein nga BBC Sport raporton sot (e martë) se “aktualisht nuk ka asnjë ofertë për mbrojtësin Shkodran Mustafi”.
Sidoqoftë, Mustafi, i cili ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale, dëshiron të qëndrojë te “Topçinjtë”./arbresh.info/
https://twitter.com/bbcsport_david/status/1158668280699248641
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...