Laurent Koscielny do t’i nënshtrohet sot (e martë) testeve mjekësore te Bordeauxi para transferimit prej 5 milionë eurosh.
Ylli 33-vjeçar ka qenë duke u përpjekur për të bërë të detyrueshëm largimin nga Arsenali qysh pas refuzimit për të marrë pjesë në turneun parasezonal në SHBA, transmeton portali arbresh.info.
Muajin e kaluar, Koscielny kishte zbuluar se ka rënë dakord me kushtet e ofruara nga klubet franceze si Bordeauxi dhe Rennes.
Por, Arsenali tani ka pranuar tarifën prej 5 milionë euro me skuadrën e Bordeauxit.
“Topçinjtë” janë pajtuar për të lejuar largimin e tij dhe lojtari do t’i nënshtrohet gjatë ditës së sotme testeve mjekësore në Francë, ku edhe ndodhet aktualisht./arbresh.info/
Alvarez futet në “radarin” e Perezit, Atletico g...
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë ...
Memoriali i Adem Jasharit, Rama: Do të jetësohet zëri i hero...
Top 10 yjet që do të debutojnë në Kupën e Botës 2026: Nga Ha...
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...