Ata të cilët merren me kultivimin e mollës në Komunën e Gjilanit ankohen se qeverisja komunale nuk u ka ndarë mjete financiare për ndërtimin e depove, për ruajtjen e pemëve, dhe në mungesë të infrastrukturës po detyrohen që mollët t’i hedhin në mbeturina.
Kultivuesit refuzojnë t’i dërgojnë produktet e tyre tek pikat grumbulluese, të cilat menaxhohen nga sektori privat, që i kanë akuzuar se nuk i kanë kryer pagesat ndaj tyre. Deklarojnë se këtë vit janë duke hasur në probleme për plasimin e produktit të tyre në treg. Ata kanë kërkuar nga pushteti komunal dhe qendror që të hartojnë politika dhe të investohet me shumë në sektorin e pemëtarisë ngase si kultivues, duke parë problemet në terren, kanë menduar që të heqin dorë nga kjo veprimtari, shkruan sot Koha Ditore.
Kultivuesi i mollës, Enver Mehmeti, nga fshati Llashticë, deklaron se çdo vit detyrohet që të asgjësojë rreth 20 tonë mollë, ngase nuk ka depo për ruajtjen e tyre.
Mehmeti thotë se ka kërkuar ndihmë nga komuna për ndërtimin e depos për ruajtjen e pemëve, e cila ka një kosto afro 5 mijë euro, mirëpo nuk ka marrë përgjigje pozitive. Ai e akuzon komunën se nuk është interesuar në rastin e tij.
“Kur ka qenë koha e zgjedhjeve kanë premtuar se do të ndërtojnë depon. I kanë harruar premtimet tani. Kam 1 hektar e gjysmë, kurse prodhimi është mbi 70 tonë me mollë. Po afër 20 tonë detyrohem çdo vit t’i hedh në mbeturina dhe kjo ndodh ngase nuk kam depo. Nëse do të kisha depo gradualisht do t’i largoja nga stoku, mirëpo kur nuk ke depo atëherë për 2 javë produkti prishet. Kam një hapësirë dhe kam kërkuar që të bëhet një lloj izolimi, kam aplikuar në Drejtorinë e Bujqësisë, mirëpo më kanë refuzuar.
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...
Goditet trafiku i drogës në Doganaj–Kaçanik: Dy shtetas të M...
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhje...