Sulmuesi i Atlético Madrid, Antoine Griezmann, ka folur në konferencën zyrtare për media së bashku me trajnerin Diego Simeone, në prag të ndeshjes kthyese gjysmëfinale të UEFA Champions League ndaj Arsenal në “Emirates Stadium”.
Griezmann u shpreh i motivuar dhe me shumë besim për sfidën vendimtare.
“Kam shumë dëshirë, shumë entuziazëm për ta luajtur këtë ndeshje dhe shpresojmë të vazhdojmë si në pjesën e dytë të ndeshjes së parë,” tha ai.
Francezi foli edhe për ndryshimin e tij në mënyrën e të përballuarit të ndeshjeve të mëdha, duke theksuar se tani është më i qetë dhe më i përgatitur mendërisht.
“Nëse shënoj apo jo, më e rëndësishme është të kalojmë më tej. Tani jam më i qetë, më pak i stresuar se më parë dhe e di çfarë mund të jap në fushë.”
I pyetur nëse do të pendohej për largimin e mundshëm në mars, ai ishte i qartë.
“Gjithmonë kam qenë i qartë. Kam dashur të vazhdoj këtu sepse besoj se mund të bëjmë diçka të madhe, dhe tani jemi shumë afër. Kam besim të plotë.”
“Liga e Kampionëve është një kompeticion që e kam ëndërruar që fëmijë. Mundohem të jap shembull për të rinjtë, ndërsa në aspektin taktik ndihmoj sa mundem. Koke flet më shumë, unë mundohem të udhëheq me veprime.”
Në fund, Griezmann u shpreh i emocionuar për atmosferën e ndeshjes.
“Kam shumë dëshirë të shoh atmosferën, flamujt dhe stadiumin. Këto janë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, momente të mëdha. Duam të bëjmë histori”, përmbylli Griezmann.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar baras me rezultat 1-1./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...