Shtetet e Bashkuara kanë bërë tirrje për paqe dhe stabilitet mes kufirit de-fakto në mes të Indisë dhe Pakistanit në Kashmir, pasi Nju Delhi tërhoqi statusin e veçantë për pjesën e administruar nga indianët të territorit të kontestuar.
Urdhri zyrtar u bë sot (e hënë) disa orë pasi qeveria indiane kishte vendosur masa të mëdha sigurie në rajon, duke i pezulluar të gjitha linjat e komunikimit dhe arrest shtëpiak për politikanët lokalë, transmeton portali arbresh.info.
Morgan Ortagus, zëdhënëse e departamentit të shtetit të SHBA, tha që Uashingtoni po ndiqte ngjarjet në Kashmir të administruar nga India “nga afër”.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen dhe stabilitetin përgjatë vijës së kontrollit,” shtoi ajo, duke iu referuar kufirit de fakto në Kashmir.
India dhe Pakistani e pretendojnë Kashmirin plotësisht, por administrojnë pjesë të ndara të rajonit që nga fitimi i pavarësisë nga Britanikët në 1947.
Fqinjët e armatosur bërthamorë kanë luftuar dy nga tre luftërat e tyre mbi territorin./arbresh.info/
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s