Van Dijk apo De Ligt? Tashmë nuk është më asnjë prej tyre. Po flasim për mbrojtësit më të shtrenjtë në botë, me dy holandezët që deri pak ditë më parë mbanin vendet e para në podium, por tashmë kanë zbritur me nga një pozicion pasi vendi i parë mbahet nga një anglez.
Maguire ka nënshkruar kontratë 6-vjeçare me “Djajtë e Kuq”.
Para se të kryhej ky transferim sigurisht që vendi i parë mbahej nga gjiganti i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, për të cilin Liverpool i pagoi Southampton 85 mln euro, ndërkohë që për De Ligt, Juventusit iu deshën 75 mln euro për ta transferuar pak javë më parë nga Ajax.
Efektin e Van Dijk te Liverpool tashmë e dinë të gjithë, me holandezin që regjistroi statistika mjaft të mira sezonin e kaluar, duke ndihmuar mjaftueshëm “The Reds” në fitimin e Champions League.

Të njëjtin ndikim presin edhe tifozët e rivalëve të Manchester United, të cilët shpresojnë që me afrimin e Maguire të ndërtohet një repart solid, i cili vitin e kaluar me Eric Bailly apo Lindelof dukej sikur fuste ujë nga të gjitha anët.
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës