Në mënyrë që të ushqehen 9.8 miliardë njerëz në Tokë në vitin 2050, aq sa është parashikuar për këtë vit, bota do të duhet të prodhojë 56 përqind më shumë ushqim në krahasim me 2010-ën.
Nëse niveli i konsumit të mishit dhe qumështit rritet në përputhje me zakonet aktuale të ushqimit, gjashtë milionë kilometra katrorë pyje do të duhej të shndërroheshin në zona bujqësore.
Johan Rockstrom, ish-drejtori i Institutit Potsdam të Kërkimit të Ndikimit në Ndryshimin Klimatik, tha se “për të pasur ndonjë shans për të ushqyer dhjetë miliardë njerëz në 2050-ën brenda kufijve planetarë, duhet të adoptohemi ndaj një diete të shëndetshme, të bazuar në bimë, të ndalojmë ushqimet e shpejta dhe të investojmë në teknologjitë që zvogëlojnë ndikimet mjedisore”.
Në përgjithësi, studimet kanë treguar që të bërit vegjetarian mund të zvogëlojë emetimin e karbonit nga ushqimi përgjysmë. Të bërit vegan mund ta zvogëlojë këtë akoma më tutje.
