Një person është arrestuar në Podujeve, pasi i njëjti dyshohet se ka organizuar skema piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Në lokalin e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar provat materiale qëc tregojnë se i njëjti ka organizuar lojëra të fatit.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin e bazuar se kanë organizuar lojëra të fatit. Njësitë policore në lokalin e të dyshuarit, si prova materiale kanë konfiskuar dy shtëpiza kompjuteri, dyqind e tetëdhjetë e nëntë (289)€ para të gatshme dhe (njëmbëdhjetë) 11 tiketa të lojërave të fatit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...